Lindi në Shkodër Qemal Draçini (1922–1947), kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë dhe i prozës. Ndoqi studimet universitare për drejtësi, në Firence (1941–1943). Më 1945, punoi si mësues i letërsisë në Tiranë e në Shkodër, më vonë në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës për tekstet e reja shkollore. Për shkak të shkrimeve të tij kritike, u arrestua më 1946 dhe vdiq në burg. Qemal Draçini nisi krijimtarinë letrare në poezi dhe në prozë. Studimet kritike të tij mbi N. Frashërin, Gj. Fishtën, N. Mjedën, Migjenin etj., dallohen për origjinalitet dhe mprehtësi të gjykimit e të analizës. Pjesë të veprës së Qemal Draçinit u përmblodhën në vëllimin “Era” (Shkodër, 1995). (Në fotografi: Qemal Draçini)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 507-508.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Qemal_Dra%C3%A7ini
Përpunim grafik: AHF




