Piero D’Inzeo

Lexo ngjarje:

Lindi në Romë arbëreshi Piero D’Inzeo, kampion i sportit të hipizmit. Piero iu përkushtua hipizmit që në moshë shumë të re, nën kujdesin e babait të tij Costante, mareshal i kavalerisë italiane dhe themelues i “Società Ippica Romana” në vitin 1934. Origjina e tij është nga Munxhufuni (Montecilfone), në provincën e Kampobasos, Molise. D’Inzeot janë me emër në komunitetin arbëresh të zonës. Pasquale D’Inzeo, gjyshi i kampionit, ka qenë kryetar i bashkisë nga viti 1896 deri në vitin 1902, në kohën e monarkisë italiane. Duke ndjekur gjurmët e të atit, Piero u bë major i kavalerisë në radhët e karabinierëve. Pjesëmarrës në tetë lojërat olimpike të njëpasnjëshme, prej vitit 1948 në Londër e deri në 1976, në Montreal. Fitoi dy medalje argjendi dhe katër bronzi. Një ndër garat e preferuara nga Pieron ishte pa dyshim konkursi i përvitshëm ndërkombëtar “Piazza di Siena”, që mbahet prej vitit 1926, në të cilin rezulton të jetë kalorësi me më shumë fitore. Duke filluar nga viti 2014, gara në “Piazza di Siena” ka marrë emrin “Master Fratelli D’Inzeo” për nder të dy vëllezërve arbëreshë, legjenda të hipizmit botëror. Sot ata nuk jetojnë më, por janë një shembull i shkëlqyer për vendin e tyre të origjinës dhe vetë Italinë. Ata dominuan në gjysmën e parë të shekullit XX në arenën ndërkombëtare të këtij sporti, dhe ishin triumfues në pothuajse të gjitha kampionatet e kohës. Dhe me të drejtë konsiderohen ndër kalorësit më të rëndësishëm të shekullit XX. (Në fotografi: Vëllezërit arbëreshë Piero dhe Raimondo D’Inzeo)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Fotografia: © https://paginedisport.net/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img