Më 13 prill 1905, u nda nga jeta kleriku dhe shkrimtari Pashko Babi. Lindi në Shkodër. Kreu studimet në Kolegjin Papnor Shqiptar, në moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Më pas shërbeu si famullitar në fshatra të ndryshme të Shqipërisë së Veriut dhe si prift në zonat e thella të Veriut të Shqipërisë. Është autor i një teksti për shkollat fetare me titull “Vakinat e t’ligs të herëshme e t’ligs së re”, Shkodër, 1882 (“Ngjarje nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re”), i pari tekst shkollor i botuar shqip në Shqipëri, i cili trajton kohët e foljeve, çështje të sistemit emëror dhe të shumësit të tyre. (Në fotografi: Pamje nga qyteti i Shkodrës, 1900.)
Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 168.
Fotografia: © Jakova D., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




