Në Kanalin e Otrantos u mbyt anija e quajtur “Kater i Radës”. Ishte koha kur shqiptarët, nga padija dhe babëzia për të fituar para, ua besuan kursimet e tyre firmave piramidale. Për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, anija “Kater i Radës”, e mbushur me mbi 100 shqiptarë në bord, u nis nga porti i Vlorës për në bregun italian. Në një përpjekje për të kundërshtuar zbritjen në bregdetin italian, përplasja me anijen luftarake italiane “Sibilla” shkaktoi fundosjen e anijes. Të gjallë mbërritën një e pesta, 24 persona rezultojnë të zhdukur. (Në fotografi: Përmendore e anijes “Kater i Radës”, në portin e Otrantos.)
Teksti: https://www.voal.ch/
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Tragjedia_e_Otrantos
Përpunim grafik: AHCF




