Më 1 prill 1929 hyri në fuqi Kodi Civil Shqiptar, i cili zëvendësoi kodin osman të vitit 1876. Kodi Civil i vitit 1929 përbën hapin më serioz që ka hedhur ndonjëherë shteti shqiptar për rregullimin e marrëdhënieve civile dhe posaçërisht atyre familjare, duke dhënë një orientim të qartë në lidhje me familjen së cilës do t’i përkiste ky legjislacion. (Në 2 fotografi: Telegram falënderimi që Ministria e Drejtësisë ia drejton Mbretit Zog, për vënien në zbatim të Kodit Civil.)
Teksti: Ledio Xhoxhi, 100 vjet parlamentarizëm shqiptar, “print-AL”, Tiranë, 2021, faqe 28.
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




