Hamid Shijaku

Lexo ngjarje:

Lindi Hamid Shijaku, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Tiranë, në një rreth familjar me ndjenja atdhetare. Që në moshë të re, përqafoi idetë komuniste. Hamidi kishte ngritur një shoqëri sportive me emrin “Tomorri”. Anëtarë të saj ishin punëtorë, tipografë, marangozë, nxënës të shkollave etj. Libraria e tij në kryeqytet, më 1938–1939 u bë vend takimesh për të rinjtë me pikëpamje përparimtare e revolucionare. Mori pjesë në demonstratat e prillit 1939 kundër pushtimit fashist dhe ishte një ndër organizatorët e tyre. Për një kohë mërgoi jashtë shtetit, ku punoi si punëtor metalurg. Me kthimin në Shqipëri (1941), u lidh ngushtë me komunistët Vasil Shanto, Qemal Stafa, Ali Demi, Myslym Shyri, nëpërmjet të cilëve u njoh me Enver Hoxhën në dyqanin “Flora”. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare me themelimin e saj. Mori pjesë në njësitet guerile të kryeqytetit. U kap në befasi dhe gjyqi ushtarak fashist e dënoi me vdekje, duke e varur në moshën 24-vjeçare, më 2 mars 1942. (Në fotografi: Hamid Shijaku)

Teksti: https://wiki.shqipopedia.org/

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img