Në Tiranë nisi gjyqi special nëpërmjet të cilit u pushkatuan 17 veta. Gjyqi Special i Tiranës (1mars – 13 prill 1945), “gjykoi” dhe “dënoi”, në 31 seanca, 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë të luftës: u dënuan 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët, me burgime të ndryshme. Midis tyre ishin intelektualët dhe nacionalistët e njohur, Bahri Omari, Kolë Tromara, Aqif Përmeti, Ismail Golemi etj., të cilët u pushkatuan. (Në fotografi: Njëri nga të pushkatuarit, Bahri Omari, në sallën e gjyqit, 1945.)
Teksti: https://kujto.al/
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjyqi_Special,_1945
Përpunim grafik: AHCF




