Në Përmet, me një gjyq farsë u dënua me vdekje dhe u pushkatua Dom Dedë Maçaj, martir i Kishës Katolike. Lindi në Mal të Jushit të Shkodrës. Studioi për filozofi dhe teologji në Romë dhe në vitin 1944 mori licencën në teologji. U shugurua meshtar, më 19 mars 1944. U emërua zëvendësfamullitar i Katedrales së Shkodrës dhe, gjatë vitit 1946, famullitar i Sheldisë. E thirrën ushtar dhe bëri dy muaj ushtri në Përmet. U arrestua dhe u burgos gjatë shërbimit ushtarak po në Përmet, më 10 mars 1947. (Në fotografi: Dom Dedë Maçaj)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-dede-macaj/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-dede-macaj/
Përpunim grafik: AHCF




