Azem Hajdari

Lexo ngjarje:

Në qytetin Bajram Curri lindi Azem Hajdari, veprimtar politik dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në vendlindje kreu shkollën e mesme. Ndoqi studimet larta në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në degën e filozofisë (1991), ndërsa më pas kreu edhe Fakultetin e Drejtësisë (1994). U bë i njohur në dhjetor 1990, kur doli në krye të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit. Qe një nga themeluesit dhe drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike të Shqipërisë. U zgjodh katër herë deputet i Kuvendit me votë të drejtpërdrejtë. Azem Hajdari drejtoi për rreth 7 vjet Komisionin Parlamentar të Rendit, SHIK-ut dhe Mbrojtjes. Në artikujt, intervistat dhe fjalimet gjatë 8 vjetëve, kërkoi vendosjen e demokracisë e të shtetit ligjor, çrrënjosjen e botëkuptimit e të praktikave të shtetit monist dhe shfaqi interes të veçantë për problemin kombëtar, për çështjen e Kosovës, për të drejtat e Shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë. Pas kalimit të Partisë Demokratike në opozitë (1997), Azem Hajdari vazhdoi të japë ndihmesë për ruajtjen dhe zhvillimin e standardeve demokratike në Shqipëri. Në shtator 1997, u plagos në një atentat në sallën e Parlamentit. Ndaj tij u bënë disa tentativa vrasjeje në formë pritash. U vra para selisë së Partisë Demokratike, në Tiranë (1998). Azem Hajdari është dekoruar me Urdhrat “Nderi i Kombit”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe në Kosovë me medaljen e artë “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. (Në fotografi: Azem Hajdari)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 875–876.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Azem_Hajdari

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img