Në Venecia, Venediku i asaj kohe, lindi kompozitori i shquar italian Antonio Vivaldi. Një prej operave të kompozuara prej tij, “Skënderbeu”, është vënë në skenë në Firence, në vitin 1718. Kjo pjesë e veprës u bë e njohur për publikun shqiptar në dhjetor 2003, kur u vu në skenë në një koncert krishtlindjesh nga Kori Femëror dhe Orkestra e Harqeve e Akademisë së Arteve në Tiranë, drejtuar nga mjeshtri Milto Vako, krahas operës “Skënderbeu” të Prenk Jakovës. Figura e Skënderbeut është përjetësuar në një seri veprash artistike, që kanë hyrë në fondin e artë të artit botëror. (Në fotografi: Portreti i Antonio Vivaldit)
Teksti: https://www.zanimalsise.com/
Fotografia: © https://ca.wikipedia.org/wiki/Scanderbeg_%28Vivaldi%29
Përpunim grafik: AHF




