Vinçenc Dorsa

Lexo ngjarje:

Në Frasnitë (Kalabri), lindi Vinçenc Dorsa, arbëresh, studiues i gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ai përfundoi studimet e tij të para në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër (Itali), dhe nga viti 1848 bashkëpunoi me revistën “Kalabrese” të Kozencës të Italisë. Ai u dallua për studimet e tij mbi traditat popullore të Kalabrisë dhe të kulturës shqiptare. Ishte një studiues dhe dijetar i njohur në fushat intelektuale kalabreze të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ishte autor i shumë shkrimeve filologjike dhe për letërsinë popullore shqiptare. Botoi veprën “Su gli albanesi, recerche e pensieri”, Napoli, 1847 (“Mbi shqiptarët, gjurmime e mendime”), e cila dallohet për pasurinë e të dhënave historike, gjuhësore, folklorike, etnografike, letrare etj. U mor dhe me etimologji dhe botoi “Studi etimologici della lingua albanese”, Kozencë, 1862 (“Studime etimologjike për gjuhën shqipe”). Vdiq në vitin 1885. (Në fotografi: Vinçenc Dorsa)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 506–507.

Fotografia: © Gjikondi B., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img