Tirana, kryeqytet i Shqipërisë

Lexo ngjarje:

Tirana u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Në atë kohë, Tirana kishte 15 mijë banorë. Pas përfundimit të punimeve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë e të qeverisë, që ndodheshin në Lushnjë, u nisën për t’u vendosur në Durrës. Por, për shkak të kundërshtimit të pushtuesve italianë dhe të qeveritarëve të mëparshëm, nuk mundën të hynin në këtë qytet. Ata morën rrugën për në Tiranë, ku arritën më 11 shkurt, të pritur me entuziazëm nga populli. Pas caktimit të kryeqytetit, të gjitha krahinat e administruara nga Durrësi, u lidhën shpejt me qeverinë e re të Tiranës dhe nisën të vepronin sipas urdhrave të saj. Qeveria Kombëtare e Tiranës e filloi veprimtarinë e saj si një organizëm i pavarur, që kishte në krye Këshillin e Lartë zgjedhur nga Kongresi. (Në fotografi: Pamje nga Tirana e vitit 1920.)

Teksti: Historia e Popullit Shqiptar – Vëll. III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2007, faqe 148.

Fotografia: © https://www.tiranadailytours.com/good-to-know-about-tirana/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img