Spastrimi nga minat të kanalit të Korfuzit

Lexo ngjarje:

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan Protokollin mbi spastrimin nga minat të kanalit të Korfuzit. Për një periudhë afro katërmujore, prej datës 15 mars deri më 7 korrik 1958, secila prej palëve kreu punimet për pastrimin e minave, që mund të gjendeshin në këtë zonë që prej Luftës së Dytë Botërore, sipas koordinatave të përcaktuara të ujërave të tyre territoriale. Pas përfundimit të kësaj kohështrirjeje, prej datës 30 korrik e deri më 2 gusht, përfaqësues të qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë së bashku me homologët e tyre në kabinetin grek, u mblodhën në qytetin e Sarandës për të shqyrtuar punimet e kryera. Në një deklaratë të tyren të përbashkët, ata komunikuan nënshkrimin e një Protokolli përfundimtar, i cili mundësonte që duke filluar nga ora 12:00 e datës 4 gusht 1958, kanali i Korfuzit të ishte “i lirë për lundrimin e anijeve të mbiujshme”. Ky akt juridik u përpilua në përputhje me disa konventa që parashikonin marrëveshje të kësaj natyre, siç ishin: Konventa mbi detin territorial dhe zonën speciale, Konventa mbi detin e hapur, Konventa mbi peshkimin dhe ruajtjen e burimeve biologjike të detit të hapur, si edhe Konventa mbi rrafshnaltën kontinentale. (Në fotografi: Protokolli mbi kanalin e Korfuzit.)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img