Numri i parë i “Revistës letrare”

Lexo ngjarje:

15 shkurt 1944

U botua në Tiranë numri i parë i “Revistës letrare”, nën drejtimin e shkrimtarëve bashkëthemelues: Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Sterjo Spasse dhe Nexhat Hakiu. Meqenëse ishin njerëz të penës, zgjodhën fjalën për t’i thirrur ndërgjegjes kombëtare. Kuteli, ekonomist në profesion, numëronte në vitin 1944 disa vëllime të botuara (“Netë shqiptare”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, “Ago Jakupi” apo “Sulm e lot”). Po ashtu, Kokona, i diplomuar për drejtësi në Paris, kishte nisur të njihej në mesin e letrarëve me zhanrin e vjershave dhe të tregimeve (“Dritë e hije” dhe “Yje të këputura”). Krijimtaria e Spasses përfshin në shumëllojshmërinë e saj përkthime, artikuj, monografi, tregime dhe romane. Ndërsa Hakiu zotëronte, krahasuar me ta, më tepër përvojë në drejtimin e periodikëve, pasi kishte shërbyer si kryeredaktor i revistave “Përpjekja shqiptare” dhe “Shkëndija”. (Në fotografitë: Numri i katërt i “Revistës letrare”; Themeluesit e revistës: Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Sterjo Spasse dhe Nexhat Hakiu.)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img