Numri i parë i gazetës “L’Albanese d’Italia”

Lexo ngjarje:

Në Napoli doli numri i parë i gazetës “L’Albanese d’Italia” (“Shqiptari i Italisë”), gazetë politike, shoqërore e letrare në italisht, pjesërisht edhe arbërisht. Gazeta vijoi botimin deri në numrin 27, me ndërprerje deri më 03.06.1848. E drejtonte Jeronim de Rada. Njihet si e para gazetë në historinë e shtypit shqiptar. Botoi artikuj dhe lajme mbi ngjarje të ndryshme politike të kohës në Itali e në Evropë. Parashtroi kërkesën për njohjen e të drejtave të arbëreshëve për gjuhën dhe shkollën shqipe. (Në fotografi: Fletë nga numri 1 i gazetës “L’albanese d’Italia”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1441.

Fotografia: © https://www.kultplus.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img