Nikolla Naço

Lexo ngjarje:

Lindi në qytetin e Korçës atdhetari, patrioti dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, Nikolla Naço (1843–1913). Qysh i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani. Kur në Bukuresht u themelua Shkolla Normale Shqipe “Drita” nga ana e shoqërisë “Drita” e Bukureshtit, në vitin 1892, drejtor i saj u caktua Nikolla Naço. Njëkohësisht, ishte edhe kryetar i shoqërisë në fjalë. Në këtë shoqëri Nikolla punoi pa ndërprerje në të mirë të çështjes kombëtare, duke ndihmuar për përhapjen e ideve kombëtare te bashkatdhetarët e tij të mërguar, ashtu si edhe të atyre në atdhe, për çeljen e shkollave shqipe dhe për çdo nevojë që kishin. Gjithashtu, Nikolla Naço ka drejtuar gazetën “Shqiptari”, që dilte në Bukuresht në periudhën mes viteve 1888–1903. Nikolla Naço mbante lidhje me shumë atdhetarë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, ashtu si edhe me personalitete rumune dhe evropiane të kohës. Ai është autor i disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha. Naço u nda nga jeta në vitin 1913, në Bukuresht. (Në fotografi: Nikolla Naço)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1804.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Nikolla_Na%C3%A7o

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img