Klubi “Dituria” organizoi një miting të madh në Korçë në mbrojtje të abëcësë shqipe. Rreth 15 mijë veta morën pjesë në këtë miting, të cilët ishin nga rrethi i Korçës, nga Devolli, nga Kolonja, nga Opari e nga Pogradeci. Në emër të popullit të mbledhur në këtë tubim, qeverisë turke dhe deputetëve shqiptarë të parlamentit iu dërguan telegrame proteste kundër futjes së alfabetit arab. Mitingje si ai i Korçës u organizuan në disa qytete të Shqipërisë. Këto mitingje ishin ngjarje të reja për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe të rralla deri atëherë, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Perandorinë Osmane. (Në fotografi: Miting i Alfabetit, 1910.)
Teksti: Historia e Popullit Shqiptar – vëll II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2002, faqe 422.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




