Jani Vreto

Lexo ngjarje:

Lindi Jani Vreto, atdhetar dhe mendimtar i Rilindjes Kombëtare. Kreu shkollën “Zosimea” të Janinës. Më 1854, u vendos në Stamboll, ku u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Bashkë me Ismail Qemalin, Hoxha Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin dhe Pashko Vasën, formuluan dhe miratuan Alfabetin e Stambollit. Jani Vreto ka shkruar një seri veprash e artikujsh, si: “Apologjia” (1878), “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e së vërtetës” (1883), “Mirëvetija” (1886) etj. Ai ka dhënë mendime dhe ka punuar për moralin, fenë, jetën shoqërore, për gjuhën e shkruar shqipe, për hapjen e shkollave në gjuhën amtare, për përhapjen e kulturës dhe të diturive ndër shqiptarët. (Në fotografi: Jani Vreto)

Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 187–189.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img