Gazeta “Populli”

Lexo ngjarje:

Doli në Shkodër numri i parë i gazetës politike e shoqërore “Populli”. Atë e drejtonte patrioti Sali Nivica. Gazeta doli në mbi 77 numra, deri në janar të vitit 1920. Me moton “Për independencën e plotë të Shqipniës”, gazeta “Populli” parashtroi problemet e lirisë, pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë, duke u shndërruar njëkohësisht edhe në një organ të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe zëdhënëse e lëvizjes patriotike mbarëshqiptare në vitet 1919–1920. (Në fotografi: Çmimi “Urdhri i Lirisë, i Kl. II” për gazetën “Populli”; motivacioni përkatës për gazetën “Populli”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2066-2067.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img