Doli në Elbasan numri i parë i gazetës politike e letrare “Shkumbini” (1921–1922). Gjithsej, u botuan 47 numra. Gazetën e drejtuan Filip Papajani dhe Emin Matraxhiu. Gazeta propagandoi idenë e bashkimit kombëtar; mbajti qëndrim kritik ndaj qarqeve sunduese për gjendjen e rëndë shoqërore-ekonomike të masave të qytetit e të fshatit. Nxori edhe një shtesë me titullin “Shkumbini letrar”. (Në fotografi: Pamje nga faqja e parë e gazetës “Shkumbini”.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2498.
Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar
Përpunim grafik: AHCF




