Dhimitër Beduli

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta teologu Dhimitër Beduli (1914–1996), studiues i kulturës bizantine, shkrimtar dhe përkthyes. Lindi në Gjirokastër. Në vitin 1930, pasi përfundoi gjimnazin në Athinë, u nis për studime teologjike në Rumani, të cilat i përfundoi në vitin 1934. Përveç studimeve teologjike, Beduli u specializua në muzikën bizantine. Sapo u kthye nga Rumania, në vitin 1934, punoi si pedagog në Tiranë. Në vitin 1945, Beduli filloi punë në Drejtorinë Qendrore të Ofiçinave në Durrës dhe në vijim, si shef plani në Uzinën Mekanike, në Tiranë. Pas triumfit të demokracisë, Beduli, tashmë pensionist, u vu në krye të grupit për ringjalljen e kishës. Me ardhjen në Shqipëri të Kryeepiskopit Anastas, Dhimitër Beduli u bë krahu i djathtë i tij. Beduli iu kthye punës pedagogjike në Seminarin e Durrësit dhe veprimtarisë publicistike, duke qenë artikullshkruesi kryesor i gazetës “Ngjallja”. Shumica e veprave të Bedulit u botuan pas vdekjes së tij. (Në fotografi: Dhimitër Beduli)

Teksti: Andrea Llukani, Enciklopedia e krishtere, Tiranë, 2005, faqe 66.

Fotografia: © Andrea Llukani

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img