Tri divizione gjermane të Vermahtit gjerman, të ndihmuara nga kuislingët shqiptarë e të renditura në formë gjysmërrethi, filluan operacionet në thellësitë jugore të vendit, midis qyteteve: Korçë, Elbasan, Berat. Qëllimi i tyre ishte të shkatërronin repartet partizane dhe bazat e tyre. Fshatra e krahina të tëra u dogjën dhe u rrafshuan. Forca të Brigadës I e të Brigadës IV të sapoformuara, si dhe njësi të tjera partizane që vepronin në këto zona, arritën të dalin jashtë rrethimit dhe u tërhoqën më në jug, për të zënë pozicione të reja. (S’KA FOTO)
Teksti: Historia e Popullit Shqiptar – Vëll. IV, “Toena”, Tiranë, 2009, faqe 95.
Përpunim grafik: AHCF




