U shtetëzua nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe u zëvendësua me Bankën e Shtetit Shqiptar. Sikurse dihet, Banka Kombëtare u krijua në shtator 1925, në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare mbi Bankën dhe huan nga Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë (Societa per lo Sviluppo Economico Albania), e përfunduar midis Qeverisë Shqiptare dhe grupit financiar italian. (Në fotografi: Pamje e jashtme e Bankës Kombëtare e Shqipërisë, viti 1945.)
Teksti: Banka e Shqipërisë
Fotografia: © Banka e Shqipërisë




