Përkujtimore kushtuar at Gjergj Fishtës

Lexo ngjarje:

5 janar 1991

Pas rreth gjysmë shekulli harrese, për herë të parë, në Shkodër u organizua një veprimtari përkujtimore kushtuar at Gjergj Fishtës, një ndër korifenjtë e kulturës sonë kombëtare. Gjatë recitalit të parë me veprat e Fishtës, pas dyzet e pesë vjetëve, aktori në një çast ngeci në recitim, por menjëherë e në mënyrë spontane u ndihmua nga salla, e cila e mbante mend ende përmendësh “Lahuta e Malcis”. Ati françeskan Gjergj Fishta (1871–1940) ka qenë poet, dramaturg, prozator, estet, publicist, pedagog, klerik i lartë, politikan. Drejtoi për një kohë të gjatë shtypin e urdhrit françeskan dhe veprimtarinë kulturore dhe arsimore të këtij urdhri. Është një ndër figurat më të mëdha të letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX. Deri në Luftën e Dytë Botërore, u lartësua si poet kombëtar i Shqipërisë, ndërsa pas vitit 1944 ra në harresë, që zgjati 45 vjet me radhë. (Në fotografi: Gjergj Fishta)

Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 304.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Gjergj_Fishta

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img