Xhoselin Përsi (Jocelyn Percy)

Lexo ngjarje:

Lindi Xhoselin Përsi (Jocelyn Percy), ushtarak i lartë anglez, i njohur për organizimin dhe stërvitjen e xhandarmërisë shqiptare. Lindi në vitin 1871. Erdhi në Shqipëri më 29 shtator 1926 në vend të kolonel Stirling, si inspektor dhe organizator i përgjithshëm i xhandarmërisë. Zotëronte përvojë të pasur e të gjatë nga puna në kolonitë angleze. Kërkoi një kohë prej 4–5 vjetësh shërbimi për xhandarët rekrutë. Dha ndihmesë për riorganizimin e xhandarmërisë. U përpoq të fuste në punën e tij respektin dhe zbatimin e ligjit. Nuk arriti të frenonte korrupsionin në xhandarmëri. Dha dorëheqjen dhe u largua nga Shqipëria para vitit 1938, pa i mbaruar kontrata. U nda nga jeta në vitin 1952. (Në fotografdi: Xhoselin Përsi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2010.

Fotografia: © Agjencia telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img