Vojo Kushi

Lexo ngjarje:

Në “Kodrën e Kuqe” në Tiranë, gjatë luftës me fashistët italianë e bashkëpunëtorët e tyre, u vra Vojo Kushi, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër në një familje zanatçiu, në vitin 1918. Që në gjimnazin e Shkodrës përqafoi idetë komuniste dhe u lidh me grupin komunist të Shkodrës. U hodh në veprimtari revolucionare kundër regjimit të Zogut dhe më pas kundër pushtuesit fashist. Mori pjesë në shumë aksione luftarake në Shkodër (1942). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në fillim të vitit 1942. U thirr në Tiranë nga Komiteti Qarkor i Partisë Komuniste Shqiptare, u zgjodh anëtar i Komitetit qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare dhe komandant i njësiteve guerile të Tiranës. U shqua për trimëri e guxim, në organizimin e drejtimin e aksioneve, atentateve dhe të veprimeve luftarake. Emrin e Vojo Kushit e mbajnë sot rrugë, lagje, shkolla, institucione sportive etj. Në një shesh të Tiranës është vendosur busti i tij. (Në fotografi: Vojo Kushi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1424.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Vojo_Kushi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img