Violeta Manushi

Lexo ngjarje:

Violeta Manushi, aktore teatri dhe filmi, Artiste e Popullit, lindi në Tiranë. Ajo mori pjesë herët në lëvizjen amatore. Në vitin 1946, hyri në shkollën e dramës dhe njëkohësisht u pranua si aktore profesioniste në Teatrin e Shtetit. Ajo ka interpretuar një sërë rolesh nga dramaturgjia jonë, si: Olimbia te “Karnavalet e Korçës” nga Spiro Çomora (1964), Zyhraja te “Fytyra e dytë” nga Dritëro Agolli (1968), Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” sipas romanit të Ismail Kadaresë (1971), Ollga te “Zonja nga qyteti” nga Ruzhdi Pulaha (1975), Rita te “Pallati 176” nga Adelina Balashi (1986). Nga dramaturgjia e huaj, ajo interpretoi: Zonja Page në komedinë e Shekspirit “Gratë gazmore të Windsor-it” (1959), Zonja Dulska në tragjikomedinë e Gabriela Zapolskës “Moraliteti i Zonjës Dulska” (1958), etj. Violeta Manushi ka luajtur në 17 filma. Me rolin e Ollgës (“Zonja nga qyteti”, 1976) fitoi Medaljen e Festivalit të II të Filmit Shqiptar. Violeta Manushi u shqua si aktore karakteri me një sens natyral të humorit; ajo interpretoi në mënyrë të lirë dhe të çliruar në skenë. Ajo mishëroi figura të grave shqiptare në plane interesante, secila me individualitetin e vet psikologjik dhe filozofik dhe me një plastikë interpretuese të veçantë. Ajo u nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2007. (Në foto: Violeta Manushi)

Teksti: Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1626.

Foto: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/violeta-manushi-1926-2007-artiste-e-popullit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img