Viktor Volaj

Lexo ngjarje:

Në Shirokë të Shkodrës lindi at Viktor Volaj, klerik, martir i Kishës Katolike. Më 10 shtator 1925 hyri në seminarin françeskan. Duke filluar prej vitit 1937 e deri në vitin 1946 ishte profesor i gjuhëve klasike greqisht e latinisht, në “Liceum Illyricum”. Si njohës i mirë i gjuhës shqipe, në vitin 1946 u thirr në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve për çështje të gjuhësisë. Në vitin 1942 do të komentonte veprën “Lahuta e Malcisë”. Prej vitit 1949 e deri në vitin 1954 internohet në Tepelenë, Lundërz dhe Kamzë. Mbas internimit kthehet për të vazhduar të shërbejë si famullitar në Tiranë dhe në Bizë në vitet 1954–1967. Gjatë kësaj periudhe u mor me studime gjuhësore e historike. Mbasi u mbyllën kishat e deri në vitin 1990 qëndroi pranë të afërmve të vet nën mbikëqyrjen e shtetit komunist. Vitet e fundit i kaloi në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit. Shkrimet e pabotuara të at Viktor Volaj ruhen në Arkivin e Bibliotekës Françeskane “At Gjergj Fishta”, në Shkodër. U nda nga jeta në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit (Shkodër), në vitin 1995. (Në fotografi: Viktor Volaj)

Teksti: https://kujto.al/personat/viktor-volaj/

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Viktor_Volaj

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img