Në malin e Golemit (Gjirokastër), u vra në luftë kundër nazistëve gjermanë Themo Vasi, veprimtar i lëvizjes komuniste, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Nivan të Zagorisë (Gjirokastër), në vitin 1915. Në gjimnazin e Gjirokastrës e më vonë në atë të Tiranës, përqafoi idetë komuniste. Mori pjesë në demonstrata antifashiste (1939–1940). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që në themelimin e saj. U zgjodh sekretar politik i Rinisë Komuniste për qarkun e Durrësit (shkurt 1942). Propagandoi idetë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në radhët e punëtorëve të Durrësit, bujqve të Myzeqesë dhe fshatarëve të Gjirokastrës. Me formimin e çetës “Koto Hoxhi” u caktua komisar i saj (1942) e më vonë komisar batalioni (1943). U vra në luftë në vitin 1943. (Në fotografi: Themo Vasi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2858.
Fotografia: © https://www.facebook.com/photo/?fbid=4096969913860483&set=a.2036080853282743
Përpunim grafik: AHCF




