Themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë

Lexo ngjarje:

Pas ripohimit me akte ndërkombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1921, u bënë diskutime të shumta për ngritjen sërish të një banke kombëtare. Banka Kombëtare e Shqipërisë u themelua në bazë të marrëveshjes së përfunduar nga Mufid Libohova në emër të Qeverisë Shqiptare dhe Mario Albertit në emër të një grupi financiar italian. Qendra administrative e Bankës Kombëtare të Shqipërisë ishte qyteti i Durrësit, ndërsa Komiteti Administrativ e kishte qendrën e tij në Romë. Në mbledhjen e parë për themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, në prani të aksionarëve si dhe të personaliteteve shqiptare, italiane dhe jugosllave, u procedua edhe për zgjedhjen e Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Bankë u themelua më 2 shtator 1925 dhe në shkurt të vitit 1926 hodhi në qarkullim monedhën e parë kombëtare shqiptare. (Në fotografi: Pasqyra e aksionarëve të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, 2 shtator 1925.)

Teksti: Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Banka e Shqipërisë, Tiranë, 2003, faqe 27.

Fotografia: © Banka e Shqipërisë

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img