Në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë u nda nga jeta Pano Taçi, shkrimtar e poet. Lindi në Gjirokastër, në vitin 1928. Gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare u aktivizua si partizan. Ishte pjesë e Brigadës 43 dhe mori pjesë në çlirimin e Kosovës nga gjermanët, në vitin 1944. Megjithatë, pavarësisht fakteve të shpërmendura, ai u arrestua nga komunistët që morën pushtetin paslufte në vitin 1947, për tentativë shkelje kufiri, pasi donte të arratisej në Greqi për të shkuar më tej në Amerikë, ku kishte gjyshin e tij. Pas dy viteve burg, u internua 6 vjet në Lushnjë. Pas kthimit në Tiranë, filloi të shkruante sërish. Për shkak të poezisë “Shokut Zot” ku sulmonte drejtpërdrejt Enver Hoxhën, ai përfundoi sërish në burg. Kësaj here e degdisën në burgun e Spaçit. Më vonë nuk pranoi të votonte në zgjedhjet elektorale e u dënua përsëri. Në vitin 1986, Pano Taçi lirohet nga burgu dhe përsëri e çojnë në internim, sa më larg Tiranës, në rrethin e Peshkopisë. Jeta e Pano Taçit vijoi në këtë mënyrë deri në vitin 1990, nga njëri burg në tjetrin, nga njëri kamp internimi në tjetrin. E dërguan në Valias, në Kavajë, në kënetat e Maliqit, ku ishin punët më të rënda. Pas viteve ’90 të shekullit XX Pano Taçi vazhdoi sërish të publikonte dhe të botonte mbi 13 libra me poezi. His body was placed in the lobby of the National Theatre, where many friends, citizens, artists, and the President of the Republic paid their respects. (Në fotografi: Pano Taçi)
Teksti: Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, Tiranë.
Fotografia: © https://kujto.al/personat/pano-taci/
Përpunim grafik: AHCF




