Në Manastir doli numri i parë i gazetës “Bashkim’ i Kombit” (1909–1910), gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, ekonomike shqip dhe turqisht. 40 numra u drejtuan nga Fehim Zavalani dhe 2 numra nga Salih Gjuka. Propagandoi bashkimin e popullit shqiptar në luftë për liri, pavarësi e tërësi tokësore të Shqipërisë, zhvillimin kulturor e arsimor të shqiptarëve në gjuhën amtare etj. U mbyll me urdhër të qeverisë xhonturke. (Në fotografi: Ballina e gazetës “Bashkim’ i Kombit”.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 189.
Fotografia: © https://www.facebook.com/kultpluscom/photos/a.650793081598651/3493412754003322/?type=3
Përpunim grafik: AHCF




