Ndoc Deda

Lexo ngjarje:

Në Vig të Mirditës u vra në luftë me forcat e Gjon Marka Gjonit, Ndoc Deda (1918–1944). Pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Milot, në vitin 1918. Zhvilloi veprimtari revolucionare në radhët e ushtrisë mbretërore shqiptare. Pas pushtimit fashist u bashkua me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe hyri në radhët e batalionit partizan “Perlat Rexhepi” të Shkodrës (1943). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në vitin 1943. Pjesëtar i njësitit që veproi në malësitë e Dukagjinit, të Postribës, të Vaut të Dejës, të Lezhës e të Mirditës. (Në fotografi: Ndoc Deda)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 871.

Fotografia: © Ledio Xhoxhi, arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img