Mehmet Ali Pasha, djali i dy prindërve shqiptarë, lindi në Kavalla të Perandorisë Osmane, një qytet që sot ndodhet në Greqi. I njohur në mbarë botën si themeluesi i shtetit modern egjiptian, ai kontribuoi në zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës dhe, natyrisht, në forcimin e ushtrisë së tij. Duke qenë një komandant i fortë në Perandorinë Osmane, ai jo vetëm që arriti të zgjeronte sundimin e tij në Egjipt dhe Sudan (mbretëroi nga 17 maji 1805 deri më 2 mars 1848), por gjithashtu bëri histori si një figurë me rëndësi të madhe në Ako, Gaza, Jerusalem, Siri, Aleppo, Damask, Mekë, Medinë, etj. Dinastia që Mehmet Ali Pasha themeloi sundoi Egjiptin deri në Revolucionin e vitit 1952, kur Mbreti Faruk u rrëzua nga Lëvizja e Oficerëve të Lirë e drejtuar nga Mohamed Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, duke krijuar kështu Republikën e Egjiptit. (Në foto: Portreti i Mehmet Ali Pashës)




