U zhvillua “Masakra ndaj familjes Bogujevci”, masakër e kryer nga pjesëtarët e njësisë paramilitare serbe “Shkorpion”, me ç’rast u ekzekutuan 16 civilë shqiptarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë. Njësiti rezervë ushtarak “Shkorpion” nxori nga shtëpia familjen Bogujevci të Podujevës, bashkë me mysafirët e tyre, për t’i dërguar te një kopsht të afërt. Ishin gjithsej 19 persona, fëmijë, gra e pleq. Njësiti ushtarak serb, i përbërë prej 15 vetash, i ekzekutuan me armë zjarri civilët e pambrojtur. Pesë prej tyre i mbijetuan masakrës, Saranda Bogujevci 13-vjeçare dhe 4 kushërinjtë, gjithashtu fëmijë. Disa nga pjesëtarët e njësisë “Shkorpion” që kryen krimin, janë dënuar nga gjykata në Serbi. (Në fotografi: Memorial kushtuar martirëve të familjes Bogujevci dhe Duriqi.)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1062.
Fotografia: © https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-masakra-ndaj-familjeve-bogujevci-duriqi-dhe-llugaliu-deshmi-e-gjenocidit-te-serbise-ne-kosove/
Përpunim grafik: AHCF




