Masakra e parë e Lybeniqit

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Masakra e parë e Lybeniqit”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë, e kryer ndaj banorëve civilë të fshatit Lybeniq afër Pejës dhe rreth tij. Në këtë fshat janë kryer tri masakra nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë. Masakra e parë është kryer më 25 maj 1998, kur forcat ushtarake-policore serbe ndërmorën një ekspeditë ndëshkimore kundër fshatit. Pas granatimeve nga baza ushtarake e Zagermës, njësitet speciale të policisë serbe hynë në fshat, plaçkitën, dogjën një pjesë të fshatit, ekzekutuan 9 civilë dhe i plagosën 3 të tjerë. (Në fotografi: Pamje e fshatit Lybeniq afër Pejës.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1063.

Fotografia: © https://www.facebook.com/photo/?fbid=181782280416494&set=a.181782243749831

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img