Masakra e Fushë-Kosovës

Lexo ngjarje:

Në prill të vitit 1999 banorët e fshatit Nakadër kishin tentuar disa herë të largoheshin nga fshati, por ishin penguar nga forcat serbe. Më 21 prill 1999 u arrestuan 16 anëtar të familjes Mirena, që të gjithë meshkuj nga mosha 18 deri në 58 vjeç. Më pas, me përjashtim të një personi, të gjithë meshkujt e arrestuar të kësaj familjeje u ekzekutuan nga forcat serbe. Viktimat së pari u varrosën në fshatin Pomozotin të komunës së Fushë-Kosovës, ndërsa dy ditë më vonë u zhvarrosën dhe i dërguan në drejtim të panjohur. Në vitin 2006 trupat e tyre janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. (Në fotografi: Pamje nga qyteti i Fushë-Kosovës.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1054–1055.

Fotografia: © https://www.atdheu.com/fushe-kosova.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img