Mark Hasi

Lexo ngjarje:

Në burgun e Ballshit u nda nga jeta dom Mark Hasi, klerik katolik. Lindi në Shkodër, në vitin 1919. Diplomohet për teologji në Padova të Italisë. Arrestohet më 1946 dhe dënohet me 7 vjet burg. Pas lirimit, më 1954, shërbeu në famullinë e Shkodrës. Më 8 prill 1967 u arrestua përsëri. Iu bë një gjyq demaskimi publik, së bashku me klerikë të tjerë, në Institutin Pedagogjik në Shkodër. Gjykata e dënoi me vdekje, por dënimi iu kthye në 25 vjet burg. U nda nga jeta në burgun e Ballshit. (Në fotografi: Mark Hasi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. III, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2014, faqe 188.

Fotografia: © https://memorie.al/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img