Kristo Dako

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Kristo Dako, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, publicist, organizator i arsimit në Shqipëri, autor tekstesh shkollore e studiues i historisë. Emigroi qysh në moshë të re në Bukuresht, ku kreu shkollën e mesme dhe studimet e larta për matematikë. Sekretar i shoqërisë “Shpresa” të studentëve të Bukureshtit (1900) dhe delegat në kongresin e popujve të robëruar nga Turqia (Vjenë, 1911). Emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u zgjodh kryetar i federatës “Vatra” dhe kryeredaktor i gazetës “Dielli”. Në vitet 1915–1916 drejtoi të përkohshmen “Biblioteka – Zëri i Shqipërisë” dhe së bashku me të shoqen, Sevasti Qiriazin (Dako) dhe Parashqevi Qiriazin botuan revistën “Ylli i mëngjezit” (1917–1920). Pas kthimit në Shqipëri (1920) u emërua inspektor i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Në vitin 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Drinit. Mori pjesë si ministër i Arsimit në kabinetin e kryeministrit Hasan Prishtina. Pas shkarkimit si deputet, më 1922, së bashku me motrat Qiriazi, rihapi Shkollën e Vashave në Kamzë të Tiranës (Instituti arsimor “Kyrias”) me tri degë (klasike, normale dhe ekonomi shtëpiake). Botoi broshurën “Cilët janë shqiptarët?” (1911) dhe librat: “Shqipëria, kyçi strategjik i Lindjes së Afërme” (1919), “Liga e Prizrenit” (Bukuresht, 1922), “Ahmet Zogu, mbret i shqiptarëve” (1937). U nda nga jeta në vitin 1941. Është dekoruar me “Urdhrin e Skënderbeut”. (Në fotografi: Kristo Dako)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 411.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Kristo_Dako

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img