Koto Hoxhi

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Koto Hoxhi (Kostandin Hoxhi), veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit e kulturës shqiptare, Mësues i Popullit. Lindi në Qestorat të Lunxhërisë (Gjirokastër), në vitin 1824. Në Qestorat punoi mësues i shkollës së mesme në gjuhën greke, duke dhënë fshehurazi mësime në gjuhën shqipe. Zhvilloi veprimtari të gjallë patriotike për zbatimin e programit të Shoqërisë së Stambollit (1879). Mori pjesë në komisionin e posaçëm të Komitetit të Stambollit, që u formua për zgjidhjen e çështjes së alfabetit, ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frashëri, si dhe në botimin e “Alfabetares” së Stambollit (1879). Njihet gjithashtu si një nga themeluesit e teatrit shqiptar me shfaqjen teatrore “Dasma lunxhiote” (1874). Shkroi vjersha patriotike dhe ishte një nga nismëtarët e poezisë didaskalike për fëmijë. Për veprimtarinë e tij patriotike, u burgos dhe u përndoq nga qeveria osmane, por deri në fund mbeti i vendosur në qëndrimet e tij. (Në fotografi: Koto Hoxhi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 962.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Koto_Hoxhi

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img