Në Tiranë lindi Jamarbër Marko, poet e shkrimtar, i biri i Petro Markos. Më 1974, u diplomua për gazetari. Në fund të vitit 1975 u dënua me shtatë vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç të Mirditës. U lirua me kusht më 1978, kundrejt një sakrifice të madhe të së ëmës, Safo Markos. Pas lirimit punoi si hamall në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Më 1991 mbeti invalid nga një aksident i rëndë. U nda nga jeta në vitin 2010. (Në fotografi: Jamarbër Marko)
Teksti: Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 215–216.
Fotografia: © http://www.radiandradi.com/pese-vite-pa-jamarber-markon-nga-hans-joachim-lanksch/
Përpunim grafik: AHCF




