U nda nga jeta Jamarbër Marko, poet e shkrimtar, i biri i Petro Markos. Lindi në Tiranë në vitin 1951. Më 1974 u diplomua për gazetari. Në fund të vitit 1975 u dënua me shtatë vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç të Mirditës. U lirua më 1978 me kusht dhe kundrejt një sakrifice të madhe të së ëmës, Safo Markos. Pas lirimit punoi si hamall në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Më 1991 mbeti invalid nga një aksident i rëndë. (Në fotografi: Jamarbër Marko)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 215–216.
Fotografia: © https://observerkult.com/jamarber-marko-vec-ndjenja-hesht/
Përpunim grafik: AHCF




