Haxhi Lleshi

Lexo ngjarje:

Në Reshan të Dibrës lindi Haxhi Lleshi, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në vitet 1953–1982, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Kundërshtoi pushtimin fashist dhe u hodh në luftë për çlirimin e atdheut; në fillim komandant i çetës partizane të Dibrës (1942), më pas i Batalionit të Dibrës (1943). Luajti rol të rëndësishëm në bashkimin e popullit të krahinës rreth Frontit Nacionalçlirimtar, në mobilizimin e tij në luftë, në zgjerimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Dibrën e Madhe e në disa krahina të tjera të Maqedonisë. Mori pjesë në Konferencën I Nacionalçlirimtare (1942). Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare më 1943, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që në formimin e tij (1943), anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar në Konferencën II NÇ të Labinotit (1943), anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Kongresin e Përmetit (1944). Pas çlirimit dha ndihmesë në ndërtimin dhe funksionimin e strukturave të shtetit shqiptar, duke qenë ministër i Punëve të Brendshme (1944–1946), ministër pa portofol (1946–1948), kryetar i komisionit të kontrollit të Partisë së Punës të Shqipërisë (1948–1949). Anëtar i Komitetit Qendror që nga Kongresi IV i Partisë së Punës të Shqipërisë (1956). Deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat. Haxhi Lleshi u burgos më 24.05.1996 – 25.07.1996. U nda nga jeta më 1998. (Në fotografi: Haxhi Lleshi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1588.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Haxhi_Lleshi

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img