Formimi i shoqërisë “Dija”.

Lexo ngjarje:

Në Vjenë (Austri) u formua shoqëria “Dija”, shoqëri patriotike e intelektualëve shqiptarë. Themeluesit e saj ishin intelektualët atdhetarë Gjergj Pekmezi dhe Hilë Mosi. Qëllimi i shoqërisë ishte ngritja e arsimimit të shqiptarëve duke kultivuar gjuhën e letërsinë shqipe. Në një kohë të shkurtër krijohen nëndegët e shoqërisë “Dija” në Prizren, Shkodër e Tiranë, krahas atyre në disa qytete brenda Austrisë ku vepronin aktivistë të njohur për çështjen shqiptare, si në Grac, Kllagenfurt, Strebendorf. Nën kujdesjen e shoqërisë “Dija” u botuan tekste në shqip për trevat shqiptare, aq të nevojshme. Ndër të parat ishte “Abetarja” me autor Ndue Palucën, kalendari “Shqiptari”, “Këndime për shkollat e para shqipe” etj. Veprimtaria e shoqërisë “Dija” të Vjenës është një gur i çmuar në themelet e shtetit dhe kombit shqiptar. Veprimtarët patriotë që përbënë këtë shoqëri, sot janë emra që shkëlqejnë në historinë e kulturën kombëtare. (Në fotografi: Anëtarë të shoqërisë “Dija” në Vjenë.)

Teksti: https://gazetadielli.com/dija-e-vjenes-110-vjet-ne-altarin-e-progresit-kombetar/

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img