Festivali i Parë i Këngës

Lexo ngjarje:

21, 22, 23 e 26 dhjetor 1962

Në Tiranë u mbajt Festivali i Parë i Këngës, nën prezantimin e Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqit. Kënga e lehtë shqiptare kishte nisur udhën e saj në radio “Tirana”. Ishte krijuar Orkestra e radio “Tiranës”. Nga jashtë vendit ishin kthyer mjaft kompozitorë të rinj, që do t’i jepnin tonin muzikës shqiptare më pas. Të frymëzuar prej Festivalit të Këngës Italiane, Sanremo, i cili kishte 9 vite që zhvillohej në Itali, kompozitorët shqiptarë menduan të sillnin një traditë të tillë edhe në Shqipëri. Suksesi i festivalit të parë qe i dukshëm në atë kohë. Kishte interes të lartë në Institutin e Lartë të Arteve, që të ndiqnin këtë ngjarje të muzikës së lehtë shqiptare. Si në muzikë, po kështu edhe në tekste, Festivali i Parë mbetet përpjekja më e guximshme dhe më e suksesshme e krijimtarisë artistike shqiptare. Vaçe Zela u vlerësua me çmimin e festivalit, me këngën “Fëmija i parë”, kompozuar nga Abdulla Grimci dhe me tekst të Dionis Budanit. (Në fotografi: Vaçe Zela duke kënduar këngën “Fëmija i parë”.)

Teksti: https://festivali.rtsh.al/historiku/fituesit/fest-1

Fotografia: © Radio Televizioni Shqiptar

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img