Ethem Cara

Lexo ngjarje:

Në Kavajë lindi Ethem Cara, ekonomist, veprimtar politik, Ministër i Financave (1944). Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse studimet e larta për financë në Universitetin e Vjenës, ku mbrojti dhe titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Më 1928 u kthye në Shqipëri. Punoi për disa vite në Ministrinë e Arsimit. Në qeverinë e krijuar prej Ibrahim Biçakut (7 shtator 1944 – 25 tetor 1944) u zgjodh ministër i Financave. Aty nga fundi i vitit 1944 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit me akuzën “element i rrezikshëm për diktaturën e proletariatit, me ide perëndimore antikomuniste”. Gjyqi Special, i zhvilluar në muajt mars–prill të vitit 1945, e dënoi me 101 vjet heqje lirie. Ende sa pa u shpallur vendimi i gjykatës, më 6 shkurt të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Nacionalçlirimtar të Nënprefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1970. (Në fotografi: Ethem Cara)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 230.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img