Dalja e numrit të parë të gazetës “Zëri i Shqipërisë”.

Lexo ngjarje:

Në Bukuresht (Rumani) doli numri i parë i gazetës “Zëri i Shqipërisë” (“Vocea albaneza”), gazetë politike, letrare e shoqërore. U themelua si një “Organ Nacional Shqiptar”. E drejtoi Gjergj Bubani. Synonte propagandimin e çështjes shqiptare në gjirin e emigrantëve shqiptarë. Gazeta i dha rëndësi të veçantë mësimit dhe përparimit të gjuhës së shkruar shqipe. U botuan 11 numra. Nga numri 5, titulli rumanisht i ndryshoi në “Glasul Albaniei”. Gazeta i kushtoi vëmendje edhe përhapjes së idesë për forcimin e miqësisë e të lidhjeve shqiptaro-rumune. (Në fotografi: Numri 5 i gazetës “Glasul Albaniei”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2990.

Fotografia: © https://lexo.al/2021/04/botimi-ne-bukuresht-i-revistes-rumune-glasul-albaniei-zeri-i-shqiperise/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img