Binard Bilota

Lexo ngjarje:

Në Frasnita (it. Frascineto), krahina e Kozecës (Kalabri) lindi Binard Bilota, gjuhëtar, poet, folklorist dhe studiuesit arbëresh. Binard Bilota ishte nismëtar i dy kongreseve gjuhësore arbëreshe në Koriljano Kalabro (1895) dhe në Ungër (it. Lungro) (1897). Ai ka lënë një krijimtari të pasur letrare e studimore. Veprat e tij më të rëndësishme, janë: “Mërkuri i dorësit”, “E bukura e jetës”, “Fjalor fjalësh dhe e folmja e vendlindjes”, “Vjersha të përlipme” (1894), “Nder të mirëve dhe sharje të ligjve” (1898) etj. Binard Bilota la në dorëshkrim poemën “Shpata e Skënderbeut në Dibër të poshtme”, e cila u botua në Tiranë, më 1967. U nda nga jeta në vitin 1918. (Në fotografi: Binard Bilota)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.

Fotografia: © https://www.facebook.com/albaniansociety/photos/a.913138552058612/5698036370235449/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img