Besnik Begunca

Lexo ngjarje:

Në Kaçanik të Kosovës lindi Besnik Begunca, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Mori pjesë në shumë aktivitete atdhetare që u zhvilluan në Kaçanik gjatë viteve ’90 të shekullit XX. Në mars të vitit 1998 u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik. Më 4 gusht 1998 iu bashkua njësitit që përbëhej nga 23 luftëtarë, të cilët ishin përgatitur për të marrë pjesë në luftë kundër forcave serbe në Zonën Operative të Nerodimës, në Jezerc. Më 1998, në fshatin Gabrricë, në një përleshje me forcat serbe, ra dëshmor. (Në fotografi: Besnik Begunca)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 140.

Fotografia: © https://www.radiokosovaelire.com/besnik-liman-begunca-21-7-1972-10-8-1998/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img