U nda nga jeta Bardhyl Fico, piktor karikaturist, skenarist i filmave vizatimore, i biri i ministrit dhe diplomatit Rauf Fico. Lindi në Beograd, në vitin 1932. Kreu shkollën e mesme duke u diplomuar si teknik ndërtimi si dhe vazhdoi arsimin e lartë në inxhinieri e matematikë-fizikë. Pas një periudhe të shkurtër si teknik ndërtimi, ai punon për shumë kohë si karikaturist pranë revistës “Hosteni”, redaktor në revistën “Shkenca dhe jeta” etj. Përveç veprimtarisë tjetër të gjerë si karikaturist i njohur, ai ka shkruar edhe skenarët e pesë filmave të animuar, duke filluar me “Të papriturat e pikaloshit” (1983) dhe duke vazhduar më pas me “Frymëzimi” (1986), “Robinsoni dhe shpëtimtari” (seria e 1-rë dhe e 2-të, 1986–1987), “Të vogla dhe të mëdha” (1987). Gjatë viteve 1992–1997, Bardhyl Fico mbajti postin e Sekretarit të Shtetit për marrëdhëniet me fenë. (Në fotografi: Bardhyl Fico)
Teksti: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/bardhyl-fico-1932-2015-perkujtimore/
Fotografia: © https://www.facebook.com/nifao.orfan/photos/a.10152312589416188/10156850267146188/
Përpunim grafik: AHCF




